Hulumtimi i shtypit shqiptar të të gjitha kohërave, nga këndvështrimi i shqetësimeve për gjuhën, në kontekstin e lidhjeve të saj me zhvillimin e njësuar të bashkësisë etnike shqiptare, në një vizion dhe shtjellim ndërdisiplinor, ka çuar në zbulimin e mjaft vlerave ndikuese në përgatitjen e kushteve për arritjen e pavarësisë së atdheut.
Dihet se një gjuhë e njësuar nënkupton një komb të vetëm, sikurse uniteti politik-shtetëror i të gjithë folësve të së njëjtës gjuhë nënkupton unitetin e përkryer të gjuhës përkatëse.
Botimet periodike në periudha të ndryshme historike kanë mishëruar aspiratat, interesimin dhe shtysat për të lëvruar një gjuhë të pastër e të pasur, shkruarja e së cilës njëlloj nga të gjithë, shihej nga rilindësit si e njëvlershme me unitetin mbarëkombëtar, pra me bukën e përditshme shpirtërore. Çështja e njësimit të gjuhës, e drejtshkrimit, e lëvrimit të saj – tërhiqnin vëmendjen dijetarët e publicistët atdhetarë - duhej mbajtur gjallë me çdo kusht, nuk duhej lënë për asnjë çast “të dremiste”.

Zhbirimi i thelluar dhe interpretimi gjithëpërfshirës i marrëdhënies gjuhë-komb gjatë periudhave të ndryshme historike, ofron mundësinë e përcaktimit, si të detyrave në rrafsh gjuhësor lidhur me njësimin dhe lëvrimin e gjuhës letrare për të arritur në unitetin e plotë të saj, ashtu edhe të pikësynimeve në rrafsh politik lidhur me perspektivat e përmbushjes së idealit të unifikimit politik, të bashkimit në një shtet të vetëm të të gjithë shqipfolësve. Domosdoshmëria e jetësimit të aspiratës së unifikimit e të lëvrimit të gjuhës letrare është fuqizuar nga kërkesa për arritjen e pikësynimeve politike, të dyja të ndërvarura nga njëra-tjetra.
Marrëdhëniet ndërmjet gjuhës dhe kulturës janë trajtuar deridiku mirë, por jo aq roli dhe domethënia e gjuhës në jetën e kombit. Marrëdhënia gjuhë-komb, në larminë e përshfaqjeve të saj, ka mbetur ende e pahulumtuar sa duhet. Kjo e fundit do të mundësonte qëmtimin dhe nxjerrjen në pah të vendit e të rolit të gjuhës në jetën social-kulturore të kombit në raport me ecurinë politike të tij, në luftën për çlirim kombëtar, për bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet të vetëm kombëtar.

Gjuha, qysh në krye të herës, është cilësuar shumë më tepër se një mjet i thjeshtë komunikimi. Ajo është këqyrur si “misionare” në lëmin social-politik, e përfshirë strukturalisht në luftën e përgjithshme për emancipim dhe bashkim kombëtar.
Pikërisht falë funksionit të vet shoqëror, gjuhës i është njohur nga dijetarët dhe atdhetarët në periudha të ndryshme historike një peshë e madhe në politikë. Nga ana tjetër, në kushtet social-historike specifike të vendit tonë, roli politik i gjuhës merr rëndësi krejt të posaçme, madje, shkallë-shkallë, ajo arrin të përfaqësojë një përbërëse të programit politik me synim arritjen e çlirimit kombëtar.
Pra, duke qenë element njohjeje dhe ngjizjeje e unitetit kombëtar, gjuha e ka shfaqur veten si faktor thelbësor, si shtyllë e luftës për bashkimin politik të të gjithë shqiptarëve, një bastion në mbrojtjen e identitetit kombëtar. Në rrethanat e shtypjes së dyfishtë - sociale dhe kombëtare -, e rrezikut të shkombëtarizimit, të shkruaje abecenë në shqip donte të thoshte politikë kombëtare. Ndihmesa e jashtëzakonshme e gjuhës në qëndresën kundër shkombëtarizimit, e zhvilluar me përkushtim atdhetar, i jep asaj edhe karakter iluminist.
Kultura moderne shtronte si detyrë të ngutshme gjetjen e një “veshjeje gjuhësore” të përshtatshme, që t’u përgjigjej synimeve dhe ëndrrave qytetëruese evropiane shqiptare. Ndërkaq, njerëzit e kulturës, shkrimtarët, publicistët përparimtarë gjetën në gjuhë mangësi që pengonin shprehjen e dëshirave atdhetare në lartësinë e kërkesave të kohës, prandaj, drejtpërdrejt apo tërthorazi, krahas njësimit, shtruan nevojën e modernizimit të shqipes, në luftë për pastrimin e saj prej barbarizmave dhe huazimeve të panevojshme nga njëra anë, dhe përftimin e rimarrjen e metodave shkencore nga ana tjetër.

Interesante janë përpjekjet e intelektualëve të të gjitha krahinave e në veçanti të publicistëve me formim evropian për të shkëmbyer mendime, të bindur se çdo progres në këtë hullí ishte në dobi të kombit mbarë, përderisa vetëdija kombëtare ishte pronë e të gjithëve, pasuri shpirtërore e çdo shqiptari të kudondodhur, pa përjashtim.
Idetë e reja gjuhësore, ashtu si ato kulturore, u përhapën, përmes shtypit mbarëshqiptar, në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët, përfshi mërgatën e përhershme apo të përkohëshme dhe, në sajë të punës së palodhur të kokave të ndritura të kombit, patën rrjedhojë krijimin e një opinioni të shëndoshë, realist, të pjekur e të gjithëpranueshëm për gjuhën në radhët e lexuesve të thjeshtë. Theksojmë se, gjatë zhvillimit të këtij “debati” të gjerë, nuk u anashkaluan as çështje të tilla, si frazeologjia popullore, pasurimi i vazhdueshëm i leksikut themelor të shqipes përmes neologjizmave me zanafillë nga brumi i vet (dialektet, nëndialektet) etj.
Thellimi në këto aspekte dhe mjaft të tjera të kësaj natyre, në kontekstin e lidhjeve “intime” gjuhë-komb, mendoj se do të sillte një përfytyrim - virtualisht të gjallë, por të shpërfillur - jashtëzakonisht të nevojshëm e dobiprurës, për njohjen gjithërrokse të gjuhës e, përmes saj, të historisë së kombit sonë.