Ndarja më rëndon si plumb me pagjumësinë
se gjumin me qepallat e ka armiqësuar;
Ndarja më torturon me vegimet
se të gjitha ëndrrat m'i ka pushtuar;
Ndarja më pezmaton me melankolinë
se trurin krejtësisht ma ka frenuar;
Ndarja më lot mendsh me kohën
se akrepat i ka përtacuar;
Ndarja më tmerron me hipokrizinë
se vetveten e ka mohuar
ngaqë mua nuk më ndahet asnjë çast,
krejt nervat-tela m'i ka izoluar.
Ndarje... më duket tepër të përçmova,
se ti benzinë i hedh zjarrit të dashurisë,
andaj kur të vijnë çastet që do të të pasojnë
me fjalët më të hijshme do të të stolis!