BASHKIM SHEHU : Angelus Novus


Roman Tradus în limba română de Kopi Kyçyku
(fragment)

Dedicat lui Mustafa Bajraktari, sinucis la închisoare la vârsta de 29 de ani. În afara întâmplărilor trăite sau auzite, am avut în vedere şi scrierile lui Walter Benjamin, cuprinse în biografia redactată pentru el de către Berndt Witte, precum şi Documente noi privind moartea lui Walter Benjamin, ale lui Scheurmann.
Probabil este una dintre acele nenumărate fiinţe care, după Talmud, se creează între timp şi tac, dispar în neant după ce au grăit în faţa lui Dumnezeu.
Walter Benjamin
Port Bou
Port Bou este un orăşel sau un sat mare aflat la graniţa franco-spaniolă, pe partea spaniolă al extremei mediteraneene a graniţei. Este ultima localitate spaniolă, dacă omul se duce dinspre Spania în Franţa, şi cel dintâi aşezământ spaniol, dacă intră din Franţa în Spania, cum s-a întâmplat cu Walter Benjamin într-o zi de septembrie 1940. Dacă mergi cu trenul, aşa cum n-a mers Walter Benjamin, trecând graniţa pe jos peste Pirenei, eşti nevoit să aştepţi o vreme, s-ar putea chiar o oră, chiar şi acum când este în vigoare Acordul Schengen: aşteptarea se datorează modificării distanţei dintre şine şi adaptării axelor de tren. Această schimbare se explică prin motive de ordin militar, moştenite din vremuri mai vechi decât cele ale războiului, ivită odată cu venirea lui Walter Benjamin. De la gara feroviară, nu numai în ultimele ceasuri ale zilei sau ale nopţii, ci în orice moment, Port Bou, acest sat mare sau oraş mic aflat lângă malul mării, pare pustiu, ca şi cum n-ar fi călcat de mulţi ani de vreun picior de om. Parcă ar fi sfârşitul lumii. Şi marea, oricât de aproape s-ar afla, nu sare în ochi. Am fost obligat să ies la extrema cealaltă, la cimitir, acolo unde sunt păstrate rămăşiţele pământeşti ale lui Walter Benjamin. Cimitirul se află peste o întorsătură ce mi-a creat impresia că înlesneşte căderea cerului în mare. Am văzut marea şi, mai târziu, şi de la casa memorială a lui Walter Benjamin – un fel de tunel, pe care îl văd acum aproape vertical, săpat în stâncă, aidoma unui pasaj subteran cu mari plăci metalice, ruginit, gol, ca un spaţiu de pătruns de corpul unui om care se aruncă vijelios în marea neţărmurită şi în infinitul cel veşnic.

ISTREF HAXHILLARI: „Angelus Novus” – o altfel de carte



-->

O soartă stranie, neasemănătoare cu multe, sau foarte rară, cu întorsături neobişnuite, este cea a talentatului scriitor albanez Bashkim Shehu. Fiu răsfăţat al celui mai puternic şi mai longeviv premier din istoria modernă a Albaniei, care a explorat lumea civilizată atunci când ceilalţi nu îndrăzneau să se gândească la ea, a trecut mai târziu, timp de circa zece ani, prin calvarul închisorii rău famate a ţării, din Burrel. După eliminarea fizică şi politică a lui Mehmet Shehu, erou al luptei antifasciste din Spania, comandant legendar în cursul celui de-Al Doilea Război Mondial, iar mai apoi cel mai puternic demnitar comunist după Enver Hodja, Bashkim şi familia sa au suportat chinurile a persecuţiei.

Despre tema persecuţiei sub dictatura comunistă au scris şi alţi autori, majoritatea lor însă fiind simpli cetăţeni, care îşi exprimau mâhnirea acumulată, dezvăluiau aspecte înfricoşătoare din viaţa în închisori, îi acuzau pe persecutori, revendicându-şi drepturile. Spre deosebire de toţi aceştia, autorul romanului “Angelus Novus” nu acuză în mod direct pe nimeni, nu-şi asumă răspunderea de a se tângui, de a-şi lua revanşa sau de a-şi revendice recuperarea drepturilor pierdute de-a lungul celor zece ani de condamnare politică. Din mulţimea co-suferinzilor, el îl alege pe Mark Shpendi, un locuitor din îndepărtata regiune Nikaj-Mërturi, din nordul Albaniei, un ins cu o minte sclipitoare, deşi cu instruire minimă, întreruptă la Tirana din motive politice. Convorbirile din închisoare, dialogurile Shehu-Shpendi sunt tratate filozofice propriu-zise, modalităţi iscusite de descifrare a vieţii şi a morţii, a raporturilor inter-umane şi a sistemelor politice, a iubirii şi a gândirii.

Një dramë për virtytet e gruas shqiptare



Kopi Kyçyku

Shkrimtari rumun Stefan Xheorxhesku-Serxhent (1859-1922), luftëtar i vijës së parë në përpjekjet për Pavarësinë e Rumanisë, ka qënë mik i çiltër e i zjarrtë i kombit e i popullit tonë. Këto ndjenja të ngrohta ai i ka shprehur nëpërmjet veprës së tij letrare, në prozë e në poezi. Vend të dukshëm në këtë drejtim ze edhe drama me pesë akte në vargje “Shqiptarët”, e botuar në Bukuresht nga Instituti i Arteve Grafike të Rumanisë, më 1898 dhe e vënë në skenë, po aty, një vit më vonë.
Njohës i mirë i historisë dhe i traditës sonë, autori ka ditur të na japë me vërtetësi, me patos e me art, tablo të fuqishme e prekëse nga luftrat heroike e të njëpasnjëshme të bijve e bijave të popullit tonë në vitet e fundit të sundimit të Sulltan Mehmetit II (1784-1839).
Idetë se forca e gjallë, që do ta shpëtojë Shqipërinë, janë masat popullore, njerëzit e thjeshtë, madje edhe gratë si Dora, me aftësi komanduese dhe se Shqipëria rron e do të rrojë edhe pa Skenderbeun, se vepra e fryma e tij janë në zemrat e të gjithëve, nënvizohen qartë gjatë krejt zhvillimit të ngjarjeve të dramës. Kemi arsye të besojmë se emrin e protagonistes kryesore të dramës, Dora, autori ia ka marrë “hua” së shquarës sonë Dora d’Istria, aq e njohur dhe e vlerësuar në Rumani, por edhe në botë.
Autori di të bëjë një diferencim të thellë edhe në gji të shoqërisë osmane, duke dalluar qartë e prerë kastën e korruptuar të Sulltanit nga njerëzit e thjeshtë, që vuanin e shtypeshin njëlloj si popujt e tjerë të perandorisë. Krahas shqetësimit të Sulltanit, ngaqë “Shqipëria është kockë e fortë dhe e pakapërdishme”, zbërthehen artistikisht, në dritën e fakteve historike, dhelpëria e qëndrimi me dy faqe i Venetikut ndaj çështjes shqiptare.

Evropa e poetëve



-->
Evropa, kjo hapësirë gjeografike prej dhjetë milionë kilometrash katrorë, e lidhur në skaj të vet me Azinë e pamatë, është trevnaja historike ku, prej shekujsh jetojnë popuj me gjuhë e zakone nga më të ndryshmit. Në Evropë, gjashtë dhjetëvjetsha më parë, një duzinë vendesh, si dymbëdhjetë “apostujt”, vendosën të bashkonin punën, pasuritë, tregjet dhe, me kalimin e kohës, numuri i tyre erdhi duke u rritur.
Evropianët i lidh historia dhe ekonomia, por Evropa është, gjithashtu, një vullnet i përbashkët, një shpresë, një ëndërr miqësie, një “zbulim”. Evropa e begatisë ka qënë dhe mbetet një ide përherë e re. Pavarësisht nga gjuhët e ndryshme, Evropa po përshfaq një kulturë me themele të përbashkët. Në këtë gadishull, që thirret edhe Kontinenti i Vjetër, janë ndeshur iberikët, ilirët, keltët, pellazgët, latinët, helenët, gjermanët, sllavët, hunët, mongolët, turqit, finlandezët etj. Pasardhësit e sotëm të tyre nuk duan të përplasen më, por të bashkohen, të ndërdëgjohen, të ndërzbulohen.
Prej një kohe të gjatë, shumë kohë para politikanëve, arti dhe kultura kanë kaptuar kufijtë. Doradorës, këta të fundit po shpërbëhen krejt dhe Evropa po bëhet hapësira e jetës sonë të përbashkët. Të gjithë evropianët, të ngjizur nga një e shkuar historike e përbashkët, po dëshmojmë se kanë të njëjtin fat.
Por Evropa e Bashkuar nuk është kurrsesi e njëtrajtëshme. Duke ligjëruar në gjuhën e vet, poetët e Evropës vërtet ngjizin kulturën e saj, por duke ruajtur autenticitetin e kombit përkatës që përfaqësojnë, nga gjiri i të cilit kanë dalë. Pra, në mund të shpreheshim kështu: shtetet do të shpërbëhen, por jo edhe kombet!
Evropa e poezisë nuk ka fuqinë “fizike” të Evropës së industrisë, të bankave, të tregtisë, të financave; por, bashkë me të është Evropa e kulturës ajo që mbart shpresat tona. Evropa shpirtërore. Përmes saj, ne evropianët bëhemi edhe qytetarë të botës.
Duke filluar që sot, heraherës do të shpalosim vlera poetike të trashëgimisë së pashtershme evropiane.


Viktor Hygo

(1802-1885)

Duke mbjellë rrapin e Shteteve të Bashkuara të Evropës
(En plantant le chêne des Ėtas-Unis d’Europe)

O natyrë, është fjala të ngjizim një drufrutor vigan,
Të gjallë si e sotmja, të fuqishëm si e nesërmja prore,
Që me gjethet, shtatin e trajtën e vet fort ngjan
Me rritjen e gjinisë njerëzore!

Është fjala të ndërtojmë një rrap me krahë pambarim,
Një rrap të madh, që me trungun e vet gjithënyjor
Ta shkulë natën, dhe hijen e saj me detyrim
Ta bëjë fir në qiellin yjor!

Është fjala të ndërtojmë këtë vepër prej titani,
Një rrap krenar, të nderuar dhe pas shpine të grushtuar,
Atij njeriu t’i falë shpirtin, t’i falë bregun oqeani,
Dhe ylli rrezen e vet të shënjtëruar!

Oh! Le të hedhë shtat! Le të ngjitet drejt qiejve, ku flakët janë!
Le të ketë gjithmonë më pak hije e gjithmonë më shumë kaltërsi,
Me këtë pemë, që i përkulemi me përvujtni, që i hapim shpirtrat tanë,
Mbjellim të së ardhmes njeri!

Shqipëroi: Kopi Kyçyku

Evropa e Poetëve: Judith Herzberg (Holandë)



--> -->
Vader en zoon in hevige regen

Je zoon op je schouders.
Boven hem je paraplu
een lopend torentje
in regen van nu.
Zelf wees geweest
en wees gebleven
zit je daar zelf
op schouders
van ouders, zelf
in de vorm
van een zoontje,
en boven de hoofden
een ronde en kleine
maar troostende droogte.
At e bir nën shiun e rrëmbyeshëm

Yt bir mbi shpatullat e tua.
Çadra jote përsipër
çati shëtitëse
në rrebeshin imcak.
Ti që ke qënë bonjak
dhe jetim ke mbetur
ndodhesh
i strukur mbi prindët e tu
dhe ke trajtën
e tyt biri, sipër
kokash, nën rrethin
e vogël, të imtë, të sigurtë.

Shqipëroi: Kopi Kyçyku