Gjuha jonë

Gjuha jonë - djep thesarësh,
Te ky truall futur thellë,
Një gjerdan margaritarësh,
Anekënd Arbërit mbjellë.

Gjuha jonë - melodi,
Kënga e mallit stërgjyshor,
Grusht rrufesh mbi terr të zi,
Zemra e kombit arbëror.

Gjuha shqipe - gjuha e bukës,
Kur kalliri n'erë përkundet,
Djersë brezash, gjak martirësh,
Zëri i dheut, që nuk tundet.

Gjuha jonë - burim që s'shter,
Në rrëfenja trimërore,
I lexojm' dhe menjëher'
Na përflaken kraharoret.


Kopi Kyçyku, 1959

Poezi rumune moderne



Krijimet e mëposhtme janë shkëputur nga „Antologji e poezisë rumune moderne”, hartuar nga Kopi Kyçyku dhe botuar në Bukuresht në vitin 2003.
Në rreth 500 faqet e saj, antologjia e mësipërme përfshin pjesë nga krijimtaria e më shumë se 180 shkrimtarëve të rumanishtes, qysh nga fillimet e deri në ditët tona.



MIHAI EMINESKU
(1850-1889)

Glosë (Glossă)



Koha shkon, por edhe vjen,
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Ç’është mirë a keq, e gjen,
Vraje mendjen veç, patjetër;
Mos ki shpresë e mos u ndruaj,
Ç’është valë, do shkojë si valë;
Në çdo ngasje, si i huaj,
Rri i ftohtë dhe pafjalë.


Gjëra plot para na dalin,
E në vesh na vijnë të tjera,
Por vëmendjen dot s’e ndalin,
S’kemi nge, ndaj i merr era.
Pangurrim qëndro mënjanë,
Tek vetveten e rigjen,
Kur me zhurma anembanë
Koha shkon, por edhe vjen.


As akrepi i saj nuk pjerret -
Kjo peshore e mendimit -
Drejt momentit që ze bjerret -
Fli e maskës së galdimit,
Që nga vdekja e saj merr lindje
Edhe zgjat një çast, jo tjetër,
Për atë që e njeh me bindje
Gjithçka rri e re, e vjetër.


Spektator si në teatër
Në kët’ botë përherë ji:
Luan njëri dhe për katër
Çirrja maskën gjithsesi;
Dhe në nxjerrtë lot fytyre
Rri në qoshe, veten ndjen,
Të kuptosh nga arti i tyre
Ç’është mirë a keq, e gjen.


Çka do vijë e çfarë ka shkuar
Janë dy pamje, veç një fletë,
Fillin ka për ta shikuar
Bash në fund kush nxë në jetë;
Gjithë ç’qenë e do të vinë
I shikojm’ me sytë e vjetër
Që t’u njohësh kotësinë
Vraje mendjen veç, patjetër.


Mbetkan pó të njëjtat mjete
Që trysnojnë çdo gjallesë
Kanë rrjedhur mijra vjete,
Bota njeh gaz e dënesë;
Tjetër maskë, e njëjta pjesë,
Tjetër gojë, të njëjtët truaj,
I zhgënjyer, prerë në besë
Mos shpreso e mos u druaj.


Mos shpreso kur ligësitë
Për ngadhnjim lidhen jo rrallë
Ta kalojnë ndyrësitë
Dhe në qofsh me yll në ballë;
Mos u tremb kur përsëri
Ndërlëvdohen me aq fjalë
Me ta kurrë shok mos ji
Ç’është valë, do shkojë si valë.


Me një këngë prej sirene
Bash kjo botë i ngre kurth dritës
Që të ndrrojë aktorët skene
Me karrem të josh drejt pritës;
Atypari qëndro strukur
Veshin fare mos e luaj
Që nga shtegu ku je futur
Në çdo ngasje, si i huaj.


Në qëllofshin, bëj mënjanë,
Në të nëmshin, mos bëj zë;
Se dhe fjalët vlerë s’kanë
U di kutin, çfar’ pret më?
Le të thotë gjithkush ç’të dojë,
Kush të mundë, le të dalë
Që mos lidhesh as me gojë
Rri i ftohtë dhe pafjalë.


Rri i ftohtë dhe pafjalë
Në çdo ngasje, si i huaj,
Ç’është valë, kalon si valë,
Mos shpreso dhe mos u druaj,
Vraje mendjen veç, patjetër,
Ç’është mirë a keq, e gjen;
Gjithçka rri e re, e vjetër;
Koha shkon, por edhe vjen.

Dy fjalë për dy poetë miq


-->
Me stile të ndryshëm, Tahsin Saraçin dhe Qemal Bajramin i bashkojnë ndjesia e hollë, aftësia e madhe vëzhguese dhe zhbiruese në dukuritë e jetës shoqërore, në historinë, në zakonet e traditat e atdheut të tyre; çiltërsia, fryma polemike, dinamizmi i vargut, optimizmi për të ardhmen.
“Bir ölümsüz Yalnızlık” (Një vetmi e përjetshme), 1964; “Güneş kavgası” (Lufta për diellin), 1968; “Direnmeler” (Qëndresa), 1973, që kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare, janë vëllime me tituj që mishërojnë ecurinë poetike dhe burimet e frymëzimit të Tahsin Saraçit. Poezitë që po botojmë janë shkëputur nga veprat e lartpërmendura. Dashuri, miqësi, luftë kundër të gjitha forcave të errësirës, që e skllavërojnë njeriun, janë dhënë në një mënyrë që të mbërthen, me gjuhë të pasur, plot figura e imazhe të freskëta, të huazuara nga natyra e vendlindjes, gjithkund e pranishme dhe me të cilën poeti është “i injektuar” deri në eshtër. Tek lexon poezitë e tij, të përkthyera tashmë në shumë gjuhë të botës, para syve të shfaqen, të vizatuara me gjallëri e vërtetësi, skena e tablo shumëpërmasore, që të krijojnë ndjenjën e së bukurës në kuptimin e mirëfilltë të saj. Është një poezi që “rroket” nga të gjitha shqisat; niset nga realiteti i çdo dite, nga kujtimet e mbresat, për t’i shndrruar ato sakaq në përfytyrime të gjera e me dritë.
Në fillim, poeti kërkon tek dashuria një “ilaç” kundër ankthit, që ia shkakton pafuqia para padrejtësive dhe mizorive të botës. Më pas, zëri i tij tingëllon gjithnjë e më i ngutur dhe më i shqetësuar – thirrje patetike për qëndresë sulmuese.
I ushqyer nga kultura përparimtare e Orientit dhe e Perëndimit, poeti, duke gërmuar me vetëdije qytetare në brendësi të vlerave historike të Anadollit të lashtë, arrin të ngjizë një sintezë bashkëkohore, duke e vendosur qëndrën e vet të rëndesës në peshoren e të shtypurve. Zëri i tij, tek vjen me jehona nga trevat e Anadollit malor për të kërkuar “diell e shi” për të gjithë të vobegtët, fiton përmasat e një kënge humane universale.
Poezitë e mbarsura me farën e revoltës burojnë nga vitet e errta të sundimit të regjimit diktatorial të Adnan Menderesit (1950-1960) dhe ngrihen jo vetëm kundër tij, por edhe kundër reaksionit ndërkombëtar, të cilit i ishin hapur me të dyja kanatat dyert e Turqisë.

Ndarja (1967)

Ndarja më rëndon si plumb me pagjumësinë
se gjumin me qepallat e ka armiqësuar;
Ndarja më torturon me vegimet
se të gjitha ëndrrat m'i ka pushtuar;
Ndarja më pezmaton me melankolinë
se trurin krejtësisht ma ka frenuar;
Ndarja më lot mendsh me kohën
se akrepat i ka përtacuar;
Ndarja më tmerron me hipokrizinë
se vetveten e ka mohuar
ngaqë mua nuk më ndahet asnjë çast,
krejt nervat-tela m'i ka izoluar.

Ndarje... më duket tepër të përçmova,
se ti benzinë i hedh zjarrit të dashurisë,
andaj kur të vijnë çastet që do të të pasojnë
me fjalët më të hijshme do të të stolis!

Pacea suverană a lui Brâncuşi şi influenţa ei în opera pictorului Jetullah Haliti - ETI


Ceea ce suprinde, printre multe altele, în creaţia brâncuşiană, este lipsa aproape totală a polemicilor, fie ele de ordin istoric, cultural sau estetic. Marele scupltor ce lucra în taină să cioplească sau finiseze, în paralel cu piatra sau lemnul, şi sufletele (gusturile) oamenilor, răspândeşte o pace rafinată, bine înrădăcinată în creaţiile sale, o pace care îl cheamă pe om la o altă lume, parcă mai veche decât însăşi lumea. Pacea respectivă, ca orice fenomen firesc, nu se lasă comentată şi nici interpretată. Ea este prezentă, clară, instantanee, mereu proaspătă şi, înainte de toate, nu foloseşte nicio conjunctură a cotidianului sau a învăţăturilor istoriei pentru a-şi întări prezenţa.

Născut şi format în Balcani, desăvârşit ca artist în spaţiul parisian şi nu numai, Brâncuşi a devenit şi un promotor al păcii înălţătoare, cunoscând bine vicisitudinile istoriei balcanice. În timp ce alţi artişti, din diferite domenii ale artei, se angajau să schimbe realitatea imediată sau pe cea a viitorului apropiat prin operele lor, Brâncuşi a absorbit toate prezenturile potenmţiale într-un timp al păcii, al omului ridicat deasupra destinului. Pe o cale asemănătoare, dar mai apropiată tradiţiei etniei din care provine, păşeşte de peste patru decenii şi pictorul Jetullah Haliti – ETI, fondatorul unei mişcări artistice numită
profondism.

Creaţia şi în general prezenta lui ETI în lumea artistică europeană şi nu numai, ca o firească împletire, ca să nu spunem o reîntoarcere a mentalităţii şi a darurilor albaneze în sânul Bătrânului Continent, sunt deja recunoscute şi apreciate la cele mai înalte niveluri academice. Împreună cu artişti precum Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjokaj, Omer Kaleshi, Agim Çavdërbasha şi alţii mai tineri, aflaţi într-o continuă perfecţionare, ETI îmbogăţeşte cu arta şi moralitatea sa o elită de origine albaneză, dar care este în acelaşi timp şi parte a elitei artistice universale.


ETI este un artist care cunoaşte în profunzime prăpăstiile alunecoase şi nu rareori periculoase ale sufletului omenesc, şi, dincolo de orice nepăsare sau pesimism, stă întors către Luminp şi Pace. În condiţiile actuale, poziţia lui poate fi privită şi ca un sacrificiu multiplu care necesită nu doar nişte energii mari, ci şi răbdare, îndurare, înţelepciune. Mişcarea pe care a fondat-o,
Profondismul, descifrând şi interpretând la un alt nivel esenţializarea formelor lui Brâncuşi, reprezintă o apropiere lucidă, dar şi plină de smerenie, către esenţe. Profondismul, profunzimea superioară, a păcii luminoase – ca o lume întreagă pusă în faţa superficialităţii şi întunecimilor – concentrează pe unele dintre ţelurile estetice şi artistice principale ale lui ETI ca un mesajer ce răspândeşte o considerabilă cantitate şi calitate de lumină şi pace între oameni, între om şi mediu, între microcosmos şi macrocosmos, între creatură şi Creator. Din acest punct de vedere, creaţia lui ETI este realmente şi o misiune de pace.

Simbolurile pe care ETI le foloseşte şi uneori le descoperă în operel sale – majoritatea remarcabile şi demne de “capodopere” – îţi amintesc de creaţiile brâncuşiene. Orice element al creaţiei lui ETI este în stare să “vorbească” fără dificultate cu esenţele arhetipale ale contemporanilor, indiferent de originea lor etnică, culturală, geografică, istorică etc, ajutându-l pe fiecare dintre ei să se regăsească, să-şi regăsească rădăcinile identităţii, înlesnindu-i întoarcerea, fie şi temporară, doar pentru o scurtă odihnă, limpezire sau reumplere cu ioni de idealism, la limba, cultura şi imaginile materne. Acest lucru se întâmplă în acelaşi timp cu ridicarea, sau deschiderea privitorului către universalitate.


La ETI, “reţeaua” simbolurilor este sprijinită, întărindu-se şi clarificându-se instantaneu, o anumită gamă de culori care nu “ascund” din ce epocă provin şi care “declară” cu măiestrie cărei epoci (mai mult spirituală, decât spaţială şi temporală) se adresează. La un moment de vârf şi graţie, culorile, simbolurile, toate elementele unei opere se supun şi “lucrează” numai pentru ideea-cheie a operei respective, transformând-o pe aceasta într-un autentic act cultural.
Într-o vreme în care aproape orice expresie a omului se străduieşte şi deseori izbuteşte să fie trâmbiţată ca una de artă, când kitsch-ul şi amatorismul sprijinite de mass-media năvălesc din toate părţile, când arta superioară şi curată din punct de vedere estetic abia reuşeşte să-şi facă drum prin înceţoşarea sistemului de valori, ca să ajungă şi să rămână, totuşi, la neuitare, Profondismul lui ETI reprezintă şi o chemare, o încurajare, o susţinere pentru tinerii artişti talentaţi care abia şi-au făcut primii paşi pe poteca plină de revelaţii, farmec şi ghimpi a artei. Într-un mod asemănător, dar la un alt registru al realităţii, însuşi ETI a fost “lămurit” şi “călăuzit” de opera lui Brâncuşi, sub semnul păcii superioare.



Acad. Kopi KYÇYKU
Centenarul "Brâncuşi - Păsărea Măiastră", Bucureşti, 22-26 septembrie 2010
100-vjetori "Brënkushi - Zogu në Ajër", Bukuresht, 22-26 shtator 2010

Diellehënë / Soarelună

Diellehënë
Aurora, o emër hyjnor,
E ditës, moj drita qiellore,
Përkulem tek ti përmallor,
Me zemrën e shpirtin tim prore.

Në jetën e ftohtë m’hyre ti,
Si rrezja diellore që vlon,
Gjithçka lind, muzgohet, e di,
Veç emri yt - dritë agon.

Në perlat e tua – dy sy ,
Lexova mendimin e artë,
Dhe shpirti më qante për ty,
Nga dhembja, nga malli i zjarrtë.

Në dashtë një ditë Zoti vetë
Të jemi sërish të bashkuar,
Atëher’ Diellehënë përjetë
Do jemi, pa zor kam pohuar.

Shkruar në rumanisht, Bukuresht, 1 korrik, 1961

Soarelună
Aurora, o nume divin,
A zilei lumină cerească,
Cu dragoste la tine mă înclin,
Cu dor şi cu stimă firească.

Intrat în viaţa mea rece,
Ca raza mai caldă de soare,
Ştiu: totul apune şi trece,
Doar numele tău răsare!

În ochii-ţi frumoşi de mărgea,
Citit-am adânca gândire,
Iar sufletul meu plângea,
Plângea de sublima iubire.

De-ar dea, dacă vrea Dumnezeu,
Să fim încă o dată împreună,
Atunci să afirm nu mi-e greu:
Etern devenim Soarelună!

Scrisă în româneşte, Bucureşti, 1 iulie 1961

Jetullah Haliti - ETI - sinonim i artit të epërm dhe i ndjeshmërisë së thellë




Krijimtaria dhe përgjithësisht prania e Jetullah Halitit – ETI në botën artistike evropiane (e më gjerë), si një gërshetim i natyrshëm, për të mos thënë rikthim i mendësisë dhe i dhuntive shqiptare në gjirin e Kontinentit Plak, janë tashmë të njohura e të vlerësuara në nivelet më të larta akademike. Bashkë me krijues si Kodra, Gjokaj, Kaleshi, Mulliqi, Çavdërbasha e të tjerë, më të rinj, në ngjitje të paprerë, ETI pasuron më tej me artin dhe lartësinë e tij morale një elitë të mirëfilltë shqiptare, e cila është njëherazi pjesëtare e elitës artistike botërore.

ETI është një artist që i njeh me rrënjë thellinat e shkitshme e jo rrallë të rrezikshme të shpirtit njerëzor dhe, me vetëdijë të plotë e me përkushtim, rri i kthyer ndaj Dritës. Në kushtet e sotme, kjo mund të shihet si një flijim i shumëfishtë, që lyp jo vetëm energji të mëdha, por edhe durim, këmbëngulje, mirëkuptim. Lëvizja e tij artistike, të cilën kritika e specializuar e ka quajtur “Profondizëm” mund të shqipërohet “Thellizëm” e kjo jo vetëm si një shqipërim i thjeshtë, por si një afrim më i saktë ndaj thelbit. Thellinat dhe thellësitë, si kundërvënie ndaj cektinave dhe errësirave, përqëndrojnë në vetvete disa nga synimet kryesore të ETI-t si kumtues dhe shpërndarës i një sasie e cilësie të lartë drite, mes njerëzve, mes njeriut dhe mjedisit, mes mikrokozmosit dhe makrokozmosit, mes krijesës dhe Krijuesit. Nga kjo pikëpamje, krijimtaria e ETI-t është përnjimend edhe një mision paqeje.

Simbolet që ETI përdor e madje ngjiz së pari në veprat e tij, - shumica të mbamendshme dhe të denja për titullin “kryevepër”, - të kujtojnë synime të llojit brankushian. Çdo element i krijimtarisë së ETI-t është në gjendje të “kuvendojë” pa vështirësi me thelbet arketipale të bashkëkohësve, pavarësisht nga prejardhja e tyre etnike, kulturore, gjeografike, historike etj, duke e ndihmuar secilin që të rigjejë veten, rrënjët, kthimin qoftë edhe të përkohshëm, sa për çlodhje, kthjellim, apo mbushje me jone idealizmi, në gjuhën, kulturën, pamjet amtare. Kjo ndodh njëheresh me ngritjen, ose me hapjen e shikuesit ndaj universalitetit.

”Rrjetin” e simboleve e mbështet, duke e forcuar e qartësuar, një gamë e caktuar ngjyrash, të cilat nuk e ”fshehin” nga cila epokë vijnë dhe ”thonë” mjeshtërisht se cilës epokë (që është më fort shpirtërore, se sa hapësinore e kohore) i drejtohen. Në një pikë kulmore, ngjyrat, simbolet, gërshetimet e të gjithë elementeve përbërës të një vepre të ETI-t i nënshtrohen dhe ”punojnë” vetëm për idenë themeltare të veprës, duke e shndrruar këtë të fundit në një akt të mirëfilltë kulturor.

Në një kohë kur gati çdo shprehje e njeriut orvatet dhe shpesh ia del mbanë të trumbetohet si art, kur kitsch-i dhe amatorizmi që kanë mbështetje mediatike jobindëse dynden nga të gjitha anët, kur arti i epërm dhe i kulluar për nga estetika mezi çan udhë mes mjegullimit të vlerave, për të mbërritur, sidoqoftë, në paharrim, Thellizmi i ETI-t përfaqëson si vetiu edhe një nxitje, inkurajim, mbështetje për artistët e talentuar që sapo kanë hedhur hapat e parë në rruginën plot vegime, magji e gjemba të artit.
-->
Akad. Kopi Kyçyku




AFROVITI GUSHO: Versuri (Vargje)...




-->
În limba română de Kopi Kyçyku
Poetă, eseistă, fondatoarea revistei ”Nositi”, militantă neobosită pentru drepturile femeii, născută în 1967 în orașul Pogradec, Afroviti Gusho este autoarea unor volume poetice și de proză unanim apreciate.
xxx
Iubirea
la fel ca timpul
n-are întoarcere
Se duce...
Lasă în urmă
Ca niște calendare vechi
Amintirile.
Pierderea
Humbja
Cu mâinile sfărâm
Chipul tău
Și durerea mea
În memorie

BASHKIM SHEHU : Angelus Novus


-->
Roman Tradus în limba română de Kopi Kyçyku
(fragment)
Dedicat lui Mustafa Bajraktari, sinucis la închisoare la vârsta de 29 de ani. În afara întâmplărilor trăite sau auzite, am avut în vedere şi scrierile lui Walter Benjamin, cuprinse în biografia redactată pentru el de către Berndt Witte, precum şi Documente noi privind moartea lui Walter Benjamin, ale lui Scheurmann.
Probabil este una dintre acele nenumărate fiinţe care, după Talmud, se creează între timp şi tac, dispar în neant după ce au grăit în faţa lui Dumnezeu.
Walter Benjamin
Port Bou
Port Bou este un orăşel sau un sat mare aflat la graniţa franco-spaniolă, pe partea spaniolă al extremei mediteraneene a graniţei. Este ultima localitate spaniolă, dacă omul se duce dinspre Spania în Franţa, şi cel dintâi aşezământ spaniol, dacă intră din Franţa în Spania, cum s-a întâmplat cu Walter Benjamin într-o zi de septembrie 1940. Dacă mergi cu trenul, aşa cum n-a mers Walter Benjamin, trecând graniţa pe jos peste Pirenei, eşti nevoit să aştepţi o vreme, s-ar putea chiar o oră, chiar şi acum când este în vigoare Acordul Schengen: aşteptarea se datorează modificării distanţei dintre şine şi adaptării axelor de tren. Această schimbare se explică prin motive de ordin militar, moştenite din vremuri mai vechi decât cele ale războiului, ivită odată cu venirea lui Walter Benjamin. De la gara feroviară, nu numai în ultimele ceasuri ale zilei sau ale nopţii, ci în orice moment, Port Bou, acest sat mare sau oraş mic aflat lângă malul mării, pare pustiu, ca şi cum n-ar fi călcat de mulţi ani de vreun picior de om. Parcă ar fi sfârşitul lumii. Şi marea, oricât de aproape s-ar afla, nu sare în ochi. Am fost obligat să ies la extrema cealaltă, la cimitir, acolo unde sunt păstrate rămăşiţele pământeşti ale lui Walter Benjamin. Cimitirul se află peste o întorsătură ce mi-a creat impresia că înlesneşte căderea cerului în mare. Am văzut marea şi, mai târziu, şi de la casa memorială a lui Walter Benjamin – un fel de tunel, pe care îl văd acum aproape vertical, săpat în stâncă, aidoma unui pasaj subteran cu mari plăci metalice, ruginit, gol, ca un spaţiu de pătruns de corpul unui om care se aruncă vijelios în marea neţărmurită şi în infinitul cel veşnic.

ISTREF HAXHILLARI: „Angelus Novus” – o altfel de carte



-->

O soartă stranie, neasemănătoare cu multe, sau foarte rară, cu întorsături neobişnuite, este cea a talentatului scriitor albanez Bashkim Shehu. Fiu răsfăţat al celui mai puternic şi mai longeviv premier din istoria modernă a Albaniei, care a explorat lumea civilizată atunci când ceilalţi nu îndrăzneau să se gândească la ea, a trecut mai târziu, timp de circa zece ani, prin calvarul închisorii rău famate a ţării, din Burrel. După eliminarea fizică şi politică a lui Mehmet Shehu, erou al luptei antifasciste din Spania, comandant legendar în cursul celui de-Al Doilea Război Mondial, iar mai apoi cel mai puternic demnitar comunist după Enver Hodja, Bashkim şi familia sa au suportat chinurile a persecuţiei.

Despre tema persecuţiei sub dictatura comunistă au scris şi alţi autori, majoritatea lor însă fiind simpli cetăţeni, care îşi exprimau mâhnirea acumulată, dezvăluiau aspecte înfricoşătoare din viaţa în închisori, îi acuzau pe persecutori, revendicându-şi drepturile. Spre deosebire de toţi aceştia, autorul romanului “Angelus Novus” nu acuză în mod direct pe nimeni, nu-şi asumă răspunderea de a se tângui, de a-şi lua revanşa sau de a-şi revendice recuperarea drepturilor pierdute de-a lungul celor zece ani de condamnare politică. Din mulţimea co-suferinzilor, el îl alege pe Mark Shpendi, un locuitor din îndepărtata regiune Nikaj-Mërturi, din nordul Albaniei, un ins cu o minte sclipitoare, deşi cu instruire minimă, întreruptă la Tirana din motive politice. Convorbirile din închisoare, dialogurile Shehu-Shpendi sunt tratate filozofice propriu-zise, modalităţi iscusite de descifrare a vieţii şi a morţii, a raporturilor inter-umane şi a sistemelor politice, a iubirii şi a gândirii.