Atmëmëdhé...

-->
(Në prag të 28 Nëntorit)


Atmëmëdhé, që m’fal fuqi,
Të lulëzoj si lule hoje,
Dëshmitë e heshtjes që m’flet në gji,
Do desha fort të m’i dëgjoje.

Ndjenjat e zjarrta që m’vlojnë sot,
Për Kuqeziun - simbol, kalà,
Me fjalë goje s'i thënka dot
Veç gjuha e heshtjeve të mëdha.