Në breg të liqenit Leman

Kopi Kyçyku

Në breg të liqenit Leman,
Këtu, në Gjenevën prrallore,
Behar, kohë e bukur po mban,
Paçka se palcdimri ësht`prore.

Shëtis, në pushim, cep më cep,
Shoh parqe, ngrehina, shtatore,
Gjithçka syrit ëndje i jep,
Qyteti më ngjan si foltore.


Foltore nga flet veç progresi,
Me zë, hijeshi ligjëron,
Këtu asgjëkund s`duket vesi,
E mira skaj më skaj mbretëron.

E Gjergjit1) seriozja fytyrë,
Nga bregu veç rreze dërgon,
Të parët e mi në pasqyrë
Me zulmat sërish m`i kujton.

Gjenevë, 12 shkurt, 2011, mëngjes herët.

1) Fjala është për shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, buzë liqenit Leman.